Aktorja e njohur Merve Dizdar ka kurorëzuar në martesë dashurinë e saj me aktorin Cihan Ayger, me të cilin jeton lidhjen e dashurisë prej disa vitesh. Njëra nga protagonistet e serialit të paharrueshëm “Apartamenti i Pafajësisë” që bëri për vete shikues të panumërt me interpretimin e personazhit të Gylbenit, Merve të dielën e 9 qershorit veshi fustanin e bardhë të nusërisë që e tregonte rrezatuese në ditën e saj më të lumtur. Pas ceremonisë së martesës, çifti festoi mes familjarëve dhe miqve të të afërt.
Kujtojmë se aktorja ka qenë e martuar më herët, në vitin 2018 me Gürhan Altundaşar me të cilin vendosën t’i jepnin fund martesës me mirëkuptim dhe pa hatërmbetje, madje duke mbetur miq. Nga ana tjetër edhe Cihan Ayger u martua me Elif Boyner në vitin 2020, por martesa e tyre përfundoi brenda një viti. Me aktorin Cihan Ayger, Dizdar është njohur prej 10 muajsh. E pushtuar nga emocionet, në një çast aktorja harroi mbiemrin e saj. Në ceremoni merrnin pjesë emra të njohur si kolegia dhe mikesha e saj Ezgi Mola, aktorja e njohur Gökçe Bahadır dhe Esra Ruşan. Një moment tjetër që nuk kaloi pa u vënë re nga të pranishmit ishte kur Gökçe Bahadır dhe Ezgi Mola fishkëllenin dhe duartrokitnin çiftin, teksa Dizdar dukej më e lumtur se kurrë me portretin e saj të buzëqeshur gjatë gjithë kohës.