I fotografojnë pa leje fëmijët – Aktori i njohur hedh në gjyq revistën

Showbiz

George Clooney

Ruajtja e privatësisë për personat e famshëm ka qenë gjithmonë e vështirë. Disa gjëra ata zgjedhin t’i ndajnë me fansat e tyre ndërsa për disa të tjera tregohen shumë të rezervuar. Jo vetëm kaq por ndodh që të detyrohen të marrin masa të forta për shkak të cënimit të jetës private. Një gjë e tillë ka ndodhur me George Clonney dhe revistën Voici në Francë. Kjo e fundit ka publikuar pa lejen e aktorit, fotot e dy binjakëve të porsalindur Ella dhe Alexander. Për këto fotot e publikuara, Clooney ka vendosur ta hedhë në gjyq revistën në fjalë. Sipas tij, fotografi ka kapërcyer murin rrethues të rezidencës, është ngjitur sipër një peme dhe ka shkrepur foto të fëmijëve.