Prej disa kohësh në mediat italiane është përfolur se ylli i ekranit Diletta Leotta u është drejtuar klinikave të kirurgjive plastike në një moshë fare të re. Por dallimi para dhe pas është me të vërtetë i pabesueshëm.
Giulia Diletta Leotta është një prej personazheve më të përfolur të kohëve të fundit në mediat italiane. Jo vetëm për dashurinë aktuale me aktorin e njohur turk, Can Yaman, por edhe me lidhjet e tjera të dashurisë, për të cilat është vënë gjithmonë në fokus.
Por ditët e fundit, thashethemet për Leotta-n janë fokusuar më shumë në operacionet plastike që moderatorja ka bërë me kalimin e viteve.
Janarin e vitit 2020, pas një monologu në skenën e ‘Ariston’, Sanremo, për bukurinë, polemikat janë shtuar më shumë. Së fundi, madje, edhe me fakte.
Shumë njerëz, tashmë janë të bindur se me kalimin e viteve, Leotta shpesh i është drejtuar operacionit, megjithatë ajo kurrë nuk e pranoi. Ishte vëllai i saj disa vite më parë që i doli në mbrojtje pas lajmeve të para për ndërhyrje. Si kirurg plastik, ai dëshironte të jepte kontributin e tij profesional me këtë rast. Megjithatë, ai nënvizoi faktin se bukuria e motrës së tij është plotësisht natyrale.