“I dedikoj të gjithë karrierën time artistike, por ky është defekti më i madh i Agron Llakaj”,- Romeo i thotë ca të vërteta troç

Showbiz

Pak javë më parë, gazetari i njohur i showbizit Ervin Kurti, në studion e Treshave, dha një deklaratë që në fakt i ka habitur të gjithë.
Ndonëse ai shquhet për të thënit të gjërave troç, kjo fjali bëri zhurmë mjaftueshëm e aq mjaftoi sa për t’u shndërruar në kryefjalën e portaleve.
Gazetari ka folur si rrallëherë për jetën private! Ka treguar së në dashuri nuk është i lumtur duke u shprehur: “Te pjesa dashurisë nuk jam i lumtur”, por me humor ai iu drejtua Romeos dhe Donaldit: “Vetëm ju të dy keni ngelur pa fjetur me mua”.
Ervin Kurtit i ka dalë nami se ka fjetur me të gjithë personazhet e njohur të showbiz-it shqiptar, por edhe nëse kishin mbetur dy personazhë, këtë të dielë ndodhi kjo gjë. Këtë herë ishin binjakët, të ftuarit e Ervinit, që në mënyrë simblike në një shtrat zbuluan disa të vërteta në ‘errësirë’ që binjakët nuk i kishin thënë më parë.


Si Romeo dhe Donaldi, nuk ngurruan edhe një herë të falenderonin Agron Llakajn për mundësinë që i ka dhënë në spektaklin e humorit Al Pazar e ndonëse në sezonin e ri televiziv binjakët nuk do të jenë më me Agron Llakajn, ata thanë “Ne nuk e shpallim divorcin me Gonin, vazhdojmë të jemi një shtëpi e madhe, por thjesht kemi kaluar në një dhomë tjetër. Goni do të ngelet gjithmonë njeriu që na realizoi ne të dyve. Ai e di shumë mirë këtë gjë, sepse unë ia kam thënë, por gjej rastin t’ia them edhe live. Është njeriu që unë i dedikoj të gjithë karrierën time artistike”, – tha Romeo duke folur njëkohësisht edhe në emër të Donaldit. Por sipas tyre duket se dhe Goni e ka një të ‘metë’. “Defekti më i madh që ka Goni është se e ka zemrën shumë të madhe, sepse i prish punë me shumë njerëz. I beson shumë dhe besimi i kthehet në këtë krevatin me paleta…”, – tha Romeo