I dashuri përpiqet ta vrasë?

Showbiz

LindsayLohan 1 780x439

Fqinjët e kanë thirrur policinë në shtëpinë e Lindsay Lohan, pasi e kanë dëgjuar duke bërtitur dhe duke e akuzuar të dashurin për sulm.

Aktorja 30-vjeçare është në lidhje me 23-vjeçarin,  Egor Tarabasov, me të cilin edhe është fejuar.

Mirëpo, ditë më parë ajo e akuzoi atë në rrjetet sociale se e kishte tradhtuar, ndërsa së fundmi ka pasur një zënkë në orët e hershme të mëngjesit madje Lindsay ka bërtitur duke kërkuar ndihmë, raporton The Sun.
“Ai më kapi për fyti. Për pak sa nuk më vrau… Ju lutem, ju lutem, ju lutem. Ai desh me mbyti… Të gjithë do ta marrin vesh. Jashtë nga shtëpia ime!”, është dëgjuar të ketë thënë aktorja.

Policët kanë arritur në shtëpinë e saj, e kanë thyer derën dhe kanë hyrë brenda, por nuk e kanë gjetur askënd, pasi Lohan dhe i dashuri i saj ishin larguar më herët.

Në raportin zyrtar të policisë thuhet se nuk është bërë asnjë krim dhe nuk ka pasur asnjë të arrestuar.

iluuliliu

uyyj

iuiku