Aktorja e njohur Tuba Buyukystun ka nisur një marrëdhënie me biznesmenin turk Umut Evirgen. Edhe pse familja e aktores nuk e ka aprovuar këtë lidhje, duket se Tuba ndihet mirë në krah të Umut. Ata, madje, kaluan disa ditë pushime së bashku në të cilat u fotografuan në momente intime. Këto fotografi i shtuan akoma më shumë mosmarrëveshjet mes aktores dhe prindërve të saj duke bërë që ajo të largohej nga shtëpia e tyre e pushimeve.
Megjithatë, pas gjithë lajmeve mbi këto foto, në shtypin turk kanë nisur hamendësime të tjera. Sipas gecce.com, i dashuri i aktores, Umut Evirgen është një ‘kopje’ e ish partnerit të Tubës, regjisorit Sami Saydan. Duket se pavarësisht viteve, shijet e Tubës mbeten njësoj. Nëse dy burrat ngjajnë apo jo me njëri-tjetrin, gjykoni ju duke parë fotot e mëposhtme.