Aktorja Nurgul Yeslicay, është duke jetuar një romancë me Necati Kocabay. Pak muaj më parë, ajo i prezantoi zyrtarisht të dashurin, djalit të saj i cili studion në Londër. Çifti ndërmorën një udhëtim drejt Londrës, për të kaluar disa ditë pushimi bashkë dhe për të pasur kështu mundësinë që partneri dhe djali të njiheshin më mirë. Siç është shprehur aktorja më herët, askush nuk mund të jetë prezent në jetën e saj, nëse nuk ka një marrëdhënie të mirë me djalin e saj.
E duket se Necati e paska kaluar këtë provë më së miri, pasi tashmë e shikojmë shpesh me djalin e Nurgul. Këto ditë, djali i aktores ndodhej në Turqi, për të kaluar festat me të dhe Nurgul me Necatin janë parë teksa e kanë pritur në aeroport. Po e njëjta gjë edhe ditën e sotme, ku Osman, djali i Nurgul, duhet të rinisej për Londër pasi pushimet shkollore mbaruan. Të tre janë parë në aeroport, të veshur sportivë, teksa përcillnin Osman. Gati gati, edhe pse nuk kemi ende ndonjë lajm për një dasmë të mundshme, ata duken tashmë si një familje e vërtetë.