Modeli i njohur britanik Isaac Carew dhe Dua Lipa janë në një romancë e cila duket si një përallë. Dua tashmë numron qindra tituj dhe sukseset e saj kanë qenë të një pas njëshme. Isaac i ka qëndruar në krah dhe ka qenë një mbështetje shumë e madhe për të. Së fundmi, shënoi një nga sukseset e saj më të mëdha, duke pozuar për revistën më të madhe britanike “Vogue”, për numrin e Janarit.
Ndërkohë, Isaac Carew i cili është gjithashtu mjaft i ndjekur në rrjetet sociale, ka publikuar së fundmi disa imazhe në InstaStory, ku ka treguar po blente një nga revistat e “Vogue” në një kioskë në Londër. Duke u bërë edhe më romantik, Carew shkruan në mbishkrimin e fotografisë se do të blinte gjithë raftin e revistave, ku shfaqet kopertina e të dashurës së tij. “Kjo është e dashuria ime, do të blejë të gjithë raftin… pothuajse”, ka shkruar i dashuri i këngëtares shqiptare.