I dashuri i Dilan Cicek Deniz, mban ende fotot e ish-it!

Showbiz

birkann
Birkan Sokullu është i dashuri aktual i aktores së serialit “Një histori nga Bodrumi”, Dilan Cicek Deniz. Edhe pse çifti i ri duket se po shkojnë mjaft mirë bashkë, fansat kanë vënë re një detaj jo fort të këndshëm. Berrak Tuzunataç, ish e dashura e Birkan Sokullu, ka ende në profilin e saj në Instagram foto me të. Ata i dhanë fund lidhjes së tyre 3 vjeçare vetëm pak muaj më parë, ndërkohë që pritej të martoheshin. Tashmë që Birkan po krijon një histori të re me Dilan, të gjithë pyesin përse Berrak duhet të vazhdojë të mbajë ato foto? Foto të cilat duhet thënë se as Birkan nuk i ka hequr nga profili i tij.

berrak tuzunatac

“Nuk është puna juaj. Nuk kam për t’i fshirë, kështu që boll më dërguat mesazhe. Përse ju intereson kaq shumë? Ajo është e kaluara ime dhe nuk ndikon aspak tek ju, tek askush. Kështu që boll e kthyet në një temë diskutimi,” është shprehur Berrak teksa është pyetur nga fansat përse i mban ende fotot me ish partnerin e saj.