Kur ishte e vogël, Bebe Rexha ra viktimë e një frike prindërore të njohur. E keni parasysh kur një fëmijë shpreh dëshirën për t’u bërë polic, aktor, mjek a gazetar dhe prindi i përgjigjet me më të ligat e profesionit? Sigurisht që po. Jo polic sepse është punë me rrezik, jo aktor se s’gjen punë, jo mjek se ke jetën e tjetrit në dorë, jo gazetar se ngatërrohesh me gjëra që s’të përkasin, etj. etj.
Bebe ishte tejet e dhënë pas muzikës që e vogël, po babai i saj, mendonte se të merresh me muzikë do të thotë të bësh seks, drogë dhe rock & roll. E vërteta është shumë larg kësaj, por sidoqoftë, ai shqetësohej për fiksimin e të bijës veçanërisht me këngët pop.E ftuar në The Jonathan Ross Show, Bebe tregon se jo vetëm që s’bëhet fare fjalë për seks, drogë dhe rock & roll, por krejt e kundërta madje.“Më lejonte të dëgjoja muzikë, por e vinte re sa e fiksuar isha me këngët, me të shkruarit dhe ishte kundër [kësaj karriere] sepse e mendonte industrinë e muzikës si një vend të rrezikshëm. Seks, drogë dhe rock and roll. Ashtu është, meqë ra fjala, por jo për mua. Për mua s’ka seks, as drogë, thjesht rock and roll.”