Përgjatë viteve 2013-2015, Serenay Sarikaya dhe Cagatay Ulusoy ishin protagonistë të një seriali shumë të suksesshëm në Turqi. Historia e tyre zhvillohej kryesisht rreth një vendi, vilës luksoze në të cilën fansat kanë parë shumë momente romantike mes kolegëve.
4 vite më vonë, fansi i çiftit të aktorëve, rastis të jetë një biznesmen mjaft i pasur. Si i tillë, ai nuk e pati aspak problem të blinte vilën e bukur ku është xhiruar seriali e cila kushtonte plot 20 milion dollarë. Vila përbëhet nga 9 dhoma gjumi, një pushinë, 3 tualete dhe hapësira të ndryshme për lojra dhe për të pritur miqtë.