Të jesh personazh i famshëm nuk është edhe aq e lehtë. Shpesh VIP-at ankohen për kufizimet që ju sjell fama, edhe pse për shkak të punës së tyre, ata janë të detyruar të shfaqen. Megjithatë disa artistë kanë treguar se ndonjëherë nuk është e nevojshme të shfaqesh apo gjykohesh për pamjen e jashtme, prandaj kanë zgjedhur që imazhin e tyre të mos e bëjnë publik. “Past3” ju zbulon 5 prej tyre.
Daft Punk
Guy-Manuel de Homem-Christo dhe Thomas Bangalter, fshihen pas kokave dhe dorezave të robotëve teksa luajnë muzikën e tyre elektronike. Daft Punk u ngjit në skenë në vitet 1990 dhe deri më tani ende nuk është zbuluar fytyra e vërtetë e tyre.
Gorillaz
Ndryshe nga artistët e tjerë, Gorillaz zgjedhin që të maskohen nëpër personazhe të animuar në mënyrë dixhitale. Ata edhe kur performojnë në skenë dalin të maskuar dhe duket se ja kanë dalë shumë mirë të fshihen.
Sia
E vetmja këngëtare femër që maskohet është Sia. Këngëtarja e shumë hiteve mban gjithmonë një paruke në kokë, e cila i zë edhe sytë. Pavarësisht se fshihet nga publiku, kjo nuk e ka penguar këngëtaren që të jetë e suksesshme.
Gwar
Grupi i famshëm Gwar njihet për muzikën e pakrahasueshme elektronike. Ata maskohen pas figurave të çuditshme, që mbase edhe nuk ekzistojnë, por janë pjesë e imagjinatës së tyre.
Deadmau5
DJ kanadez dhe producenti, Joel Thomas Zimmerman njihet në mbarë botën për maskën e tij të miut. Në daljet e tij ai mban në kokë një maskë të madhe miu që buzëqesh.