Hygerta Sako tregon se kritikuesja më e madhe e saj është e bija:Ironizon fiksimin tim për…

Showbiz

 

Gazetarja e njohur e sportit Hygerta Sako ka folur për vajzën e saj Ana, e cila aktualisht është 13 vjeç. Hygerta ka treguar se vajza e saj e kritikon atë shumë.
“Më kritikon shumë për maninë time për të bërë selfie. Ajo nuk i do fare fotografitë dhe unë ia nxi jetën duke bërë fotografi. Dhe për gjumin në fakt, se unë kur bëj gjumin e drekës nuk dua të pipëtij as miza.

Ishim duke u kthyer në shtëpi një ditë dhe më pyet për këngën “Bad Romance” të Lady Gaga, e ke dëgjuar se ke dëgjuar, çfarë do të thotë po më kërkonte t’i shpjegoja kuptimin. Ja shpjegova kur dy njerëz duhen shumë, dashuria në maksimum, qirinjtë trëndafilat e të tjerë. Të kuptova tha, ti ke romanca tha me selfien dhe me gjumin.”,- tregon me humor gazetarja e sportit.Duhet të theksojmë se ajo dhe e bija Ana kanë një lidhje shumë të fortë mes tyre.