Hygerta Sako është një nga personazhet më të dashur për publikun shqiptar dhe kjo jo pa shkak. Ish Miss-i shqiptar ka moderuar përherë emisione sportive dhe është konsideruar si një nga figurat më të bukura të ekranit shqiptar.
Së fundmi Sako ka publikuar një foto të sajën pa ‘make up’, në të cilën duket mjaft simpatike si gjithmonë. “Pa gjumë, pa ‘make up’, pa probleme”, ka shkruar ajo bashkangjitur fotos ku bie në sy natyraliteti i moderatores.