Humbi jetën pak ditë më parë, Avicii e kishte parashikuar më herët tragjedinë…

Showbiz

aviciii 28
Në dokumentarin kushtuar DJ të famshëm botëror nga Netflix, Avicii ka shprehur shumë qartë se për fat të keq e priste një fund të tillë. Ai u tërhoq nga koncertet në vitin 2016 për shkak të problemeve shëndetësore dhe abuzimit me alkoolin, për të rifilluar vetëm pak kohë më vonë.

avici12
“Nuk jam në gjendje të performoj më. Kam qenë gjithmonë i hapur me të gjithë njerëzit që kam patur për-rreth. Të gjithë e dinë që vuaj nga ankthi. Nuk e prisja që do të më ushtronin kaq shumë presion që të vazhdoja të mbaja koncerte. Ata e kanë parë sesa i sëmurë isha, por gjithsesi më shtynin që të vazhdoja të performoja. Nuk e di nëse do të jem më në gjëndje, e kam thënë shumë herë që do të vdes me këtë ritëm,” shprehet DJ në dokumentar. 28 vjeçari humbi jetën në mënyrë të papritur në Oman.