Angelina Jolie ka rrëfyer se humbi veten ndërsa marrëdhënies së saj me Brad Pitt po i vinte fundi. Jolie paraqiti kërkesat për divorc nga aktori në shtator 2016 pas dy vitesh martesë dhe gati 12 vitesh së bashku.
Në një intervistë, ajo e quajti ndarjen një moment të komplikuar dhe u shpreh:
“Nuk po e njihja më veten time.Humba veten.”
Gjatë ndarjes, 44-vjeçarja tha se ndihej pothuajse e parëndësishme edhe pse nuk ishte e dukshme për të tjerët.
Aktorja shtoi:“Ndjeja një trishtim të thellë. Isha e lënduar.”
Gjithashtu edhe Pitt foli hapur për divorcin e tyre pak ditë më parë në një intervistë për Neë York Times. 55-vjeçari zbuloi se kërkoi ndihmë nga qendrat e alkoolizmit pasi Jolie bëri kërkesën për divorc. “Hoqa dorë nga pija,”-tha ai. Aktori rrëfeu se para ndarjes ai pinte alkool dhe marijuanë.