Humb jetën papritur ylli i Disney në moshën 20 vjeçare

Showbiz

Ylli i serialeve të Disney-t, Cameron Boyce, u gjet i vdekur të shtunën në mbrëmje. I njohur për seriale të suksesshëm si “Jessie” por edhe filma si “Descendants”, Boyce tronditi fansat. Aktori ndërroi jetë në gjumë, për shkak të një krize të një sëmundjeje me të cilën luftonte prej disa kohësh.

Lajmi u konfirmua edhe nga Disney, që në faqen zyrtare të PR-it të vet dha ngushëllime për aktorin e ri.


“U prehsh në paqe, do mbetesh kurdoherë në zemrat tona.”