Hülya Avşar tregon pikëpamjet e saj mbi ndërhyrjet estetike

Showbiz

Hülya Avşar, një nga artistet më të bukura, së fundmi ka folur për ‘bukurinë’ si koncept por edhe rëndësinë e saj.

Deklarata e Avşar në kohën, kur botoksi dhe ndërhyrjet estetike janë bërë kaq të zakonshme, ishte vërtetë mbreslënëse! Duke iu referuar bukurisë femërore, ajo u shpreh se gruaja paksa e rrudhur është shumë tërheqëse! ‘Sot nuk mund ta kuptoni sa vjeç është dikush dhe kjo nuk është normale. Është si një luftë e humbur me natyrën të cilën nuk mund ta sfidosh!”

Edhe pse u shpreh se nuk ka asgje kundër ndërhyrjeve estetike dhe nuk i gjykon ato, artistja rrëfeu se dikur kishte një tjetër këndvështrim për bukurinë dhe i jepte asaj shumë rëndësi, por me kalimin e viteve, rëndësinë e saj e kishte zëvendësuar natyraliteti.

Ajo u shpreh se të nxjerrësh në pah, atë që më së shumti dëshiron të fshehësh, është guxim dhe besim i lartë në vete. ‘Dhe janë pikërisht këto femra që meritojnë gjithë respektin”.