Aktorja e famshme Meryem Uzerli e cila do të kujtpohet gjithmonë si “Hyrremi” e pakrahasueshme, sulltanesha e dashur e serialit të paharrueshëm ” Sulejmani i Madherishem” ka qenë e ftuar së fundmi në programin e koleges së saj, aktores së famshme Hülya Avşar në kanalin e saj në YouTube.
Uzerli u vendos në qendër të vëmendjes me deklaratat e saj për jetën private. Avşar e pyeti atë për arsyen përse nuk ishte martuar dhe Uzerli u përgjigj: “Ndonjëherë jeta të jeton, ndonjëherë ti jeton jetën. Jeta më jetoi për një kohë. Për mendimin tim, gjëja më e rëndësishme është të gabosh pa e ditur, sepse pikërisht prej kësaj kohe ti del i mësuar”
Uzerli gjithashtu bëri një përshkrim për dashurinë dhe pyetjes së Avşar se kur është sipas saj dashuria e suksesshme dhe nëse ajo e quan sukses qëndrimin me dikë gjatë gjithë jetës, apo nëse e quan dështim ndarjen, Uzerli ju përgjigj: “Mendoj se nuk ekziston diçka e tillë si suksesi apo dështimi kur vjen puna te ndjenjat dhe dashuria. Nuk bëhen pazare me zemrën”!.