Aktorja dhe këngëtarja Hülya Avsar, të cilën të gjithë e njohim përmes personazheve të serialeve dhe performancave muzikore skenike, por gjithashtu edhe përmes deklaratave shpesh herë me mesazhe ‘goditëse’, së fundmi ka folur për një temë delikate. Artistja ka komentuar lidhur me rolin ‘e guximshëm’ që aktorja e njohur të brezit të ri Hafsanur Sancaktutan solli në projektin e ri, ku ndau sheshxhirimin me emrat e njohur Demet Ozdemir dhe Buğra Gülsoy.
” Roli i saj më solli ndërmend ngjashmërinë me rolin tim me skenën që interpretova në filmin e vitit 1993 ‘Berlin në Berlin’.Unë kam patentën për realizimin e roleve të tilla.29 vjet më parë, unë interpretova rolin e parë të tillë.Edhe në kinemanë botërore ato skena sapo xhiroheshin.
“Duke iu referuar ‘skenave të ekzagjeruara’ për shumëkënd , Avsar e cila u ndau mendimin se aktorët nuk duhet të kenë komplekse gjatë ushtrimit të profesionit të tyre, citoi: “E pash interpretimin e koleges sime dhe mendoj se ishte i arrirë! “Ajo përfundoi duke shpjeguar se njerëzit në sheshxhirim janë mësuar aq shumë me skena të tilla sa iu bën përshtypje, por publikut, po.