Hülya Avşar e cila para disa ditësh mbushi 59 vjeç, ka bërë një gjest të pazakontë por të bukur! Artistja e ekraneve dhe skenave e festoi ditëlindjen e saj me ish-bashkëshortin dhe babain e vajzës së saj, Kaya Çilingiroglu.
Avsar falënderoi gazetarët për vëmendjen dhe urimet e tyre në ditën e vceçantë dhe ka rrëfyer si ndihej ndërsa po i afrohej të gjashtëdhjetave. ” Unë e kam kuptuar jetën pas të 30-ave. Është shumë bukur të plakesh mirë! Unë e shijoj jetën në çdo fazë të saj.”
Këngëtarja dhe aktorja e cila interpretoi si ‘Hale’, në serialin “Pafajësia”, është vlerësuar gjithmonë si një nga artistet me karizmatike dhe më të dashura e cila me sinqeritetin dhe spontanitetin që e karakterizon tërheq vëmendjen e publikut dhe admirimin e fansave në mënyrë të vazhdueshme.