Hulja Avshar, aktorja e mirenjohur turke, te cilen do ta shihni sërish së shpejti në ekranin e Tring, ka gjetur pak kohë për t’ju dhënë jetë pasioneve të saj larg skenave dhe sheshxhirimeve. Aktorja e bukur nuk i ndërpret lidhjet qe ajo ka me sportetdhe është ndoshta kjo,një nga arsyet e pamjes rinore të fizikut të saj. Dashuria dhe pasioni i Huljas për të bërë sërf, është shenjëstruar nga paparazët të cilët edhe këtë verë nuk kanë lënë pa gjurmuar plazhet e bukura të Turqisë. Aktorja u pa duke e shijuar detin pak ditë më parë dhe nuk kishte asgjë për të komentuar mbikënaqësinë që i falte adrenalina që merrte nga ky sport. Por fotografitë folën shumë!A e dini se Hulja ka notuar në një nivel të avancuar që kur ajo ishte 5 vjeç? Hulya Avshar duke bërë sërf, ‘bëri namin’ me postimet e shpërndara në rrjetet sociale. E jo vetëm kaq, por aktorja dhe këngëtarja energjike ka lehtësuar lodhjen e sezonit duke shijuar edhe sporte të tjera si psh.tenisi.