Hueyda El Saied është kthyer pas në kohë me postimin e fundit në rrjetet sociale me një kujtim të 16 viteve më parë, teksa ka moderuar festivalin e fundvitit në Shqipëri.
“Koha fluturon kur bën qejf thonë. Duke drejtuar Festivalin e fundvitit në Shqipëri në 2004-ën.”, – ka shkruar El Saied në foton ku shfaqet rrëzëlluese, e veshur me të verdhë.
Kjo foto nuk ka kaluar pa u komentuar nga fansat që kanë komentuar e kanë ri sjellë në mendje kujtime.
Duket se Hueyda ka nostalgji dhe kujtime të bukura.
Ajo jeton në Luksenburg së bashku me partnerin dhe djalin e saj të vogël.
View this post on Instagram