Adele nuk ishte e pranishme në ceremoninë e çmimeve Oscar të dielën mbrëma, por shkoi në festën e organizuar nga Guy Oseary.
“Dukej kaq ndryshe – e bukur, por nuk njihej,” tha një burim për People.
Moderatorja polake, Kinga Rusin, postoi një foto përbri Adele në Instagram ku vihet re ndryshimi edhe më drastik i këngëtares.
Një tjetër burim tha për People se Adele dukej “e gjatë dhe jashtëzakonisht e bukur,” kishte “bel të ngushtë dhe forma të lakuara.”