Bojken Lako ka folur për herë të parë rreth historisë së tij në lidhje me varësinë nga lëndt narkotike. Në një intervistë për emisionin ” Historia ime” ai ka treguar se si ja doli të shpëtojë nga ky ves I cili ka preker shumë e shumë të rinj në kohë të ndryshme.
Këngëtari bën të ditur se ka hequr dorë nga droga në vitin 2004, ndërsa tregon se prej një viti nuk konsumon më as alkool. Disa prej fjalëve të tij kanë qënë këto:
“Kam shumë miq dhe shokë që kanë dalë nga kjo situatë, por kam dhe shumë të tjerë që nuk kanë dalë dot. Ajo është pak si lojë, unë kam qenë në Amerikë në vitet 2000, ku për disa nga stilmulantët e ndryshëm nuk duhet ta provosh kurrë sepse patjetër që krijohet varësi. Varësia krijohet në forma të ndryshme. Megjithatë ata që më njohin e dinë se kanë qenë dhe vitet e para dhe ajo pjesa e abuzimit lidhet dhe me modën, ose si brezi i ndryshimit të sistemeve, asaj lirisë që na ka munguar deri në moshën 15 vjeç, se aq kam qenë kur ka ndryshuar sistemi. Ishte dhe ajo periudha e adoleshencës që nuk i shpëtoje dot asaj gjëje.”- rrëfeu hapur Bojken Lako.