Aktorja e njohur Nebahat Çehre, mund të duket sikur ka një jetë mjaft të bukur. Por, në realitet, jeta e saj ka qenë mjaft e vështirë. Në moshën 17 vjeçare ajo është zgjedhur “Miss Turqia” e më pas është martuar me aktorinYilmaz Guney, i cili ishte 14 vite më i madh. Në këtë martesë, gjithçka mban mend Nebahat, lidhet me dhunën. Asokohe, aktorja është parë shpesh herë me shenja dhunë në fytyrë, madje situata ka agravuar deri në pikën që Yilmaz e ka qëlluar edhe me armë. Një tjetër incident rreth fundit të kësaj martese, ka qenë kur aktorja e zemëruar me ish bashkëshortin, kishte tentuar të largohej prej tij, ndërsa ai e ndiqte nga pas me makinë duke u përpjekur ta shtypte. Për fat të mirë, ajo arriti të shpëtonte. Këto incidente, e gjithë çka ndodhur me jetën e Nebahat, produçenti turk Abdulrahman Keskiner, do t’i publikojë në një libër.
“Nuk mundej ta harronte, gruaja e dytë e tij, Fatos Guney, ishte shumë xheloze për Nebehat. Për shkak të rrethanave politike, ai futet në burg e më pas emigron në Paris, por katër vite më vonë vdes nga kanceri. I ka shkruar letra dashurie nga atje se ajo do jetë dashuria e madhe e jetës, ndërsa aktorja në intervistat e fundit ka shpjeguar se si kanë qenë shumë të lidhur me njëri-tjetrin dhe se nuk kanë mundur të bëjnë pa njëri-tjetrin, paçka se ai e torturonte. Para vdekjes ai i ka lutur miqtë e tij që të kujdesen për Nebehat. Pas divorcit, Nebahat ndërpret aktrimin dhe fillon muzikën duke qenë shumë e suksesshme. Martohet me basketbollistin e Galatasaray, Javuz Demir,” ka thënë Keskiner. “Ai më ndihmoi të kthej vetëbesimin e humbur, kishte karakter të ndryshëm nga Yilmazi, megjithatë nuk munda të përshtatem me jetën e tij se doja qetësi dhe paqe”, kështu ka deklaruar Nebahat në intervistat e saja dhënë në ato kohë. Aktorja nuk ka lindur fëmijë nga asnjëra martesë.