Historia e Kate dhe William nuk qenka një përrallë e bukur siç e mendonim!

Showbiz

Pas tetë vitesh martesë, tashmë prindër të tre fëmijëve është e vëshirë të mbash mend se na ishte një herë e një kohë kur Prince William dhe Kate Middleton ishin thjesht dy të rinj, që u dashuruan por si çdo çift tjetër edhe ata kishin periudha të vështira gjatë marrëdhënies së tyre.Çifti u takua rreth dy dekada më parë, kur të dy ishin studentë në Universitetin e St. Andrews, kur Kate rrëmbeu vëmendjen e Princit në një mbrëmje bamirësie ‘fashion show’ kur ajo kishte veshur një fustan tyli.

Dyshja u dashurua, por historia e tyre nuk ishte si në përralla. Sipas autorit që bën biografitë e pjestarëve të familjes mbretërore, Andrew Morton, William e trajtonte Kate si shërbëtore në fillim të lidhjes së tyre. Një mik i William i ka treguar autorit të librit “William and Catherine”, se shpesh William e injoronte Kate dhe ndërsa bisedonte me persona të tjerë ai sillej sikur ajo thjesht nuk ekzistonte.“Ai priste që ajo të rendte pas tij dhe sa më shumë ata njiheshin, aq më shumë e ngushtonte William zinxhirin”; ka treguar miku i Princit.Në librin e tij Morton shkroi se William ishte kokëfortë dhe shpesh e merrte Kate për të mirëqenë.