E pyetur për rrugëtimin e saj në muzikë, Juliana tregoi se nuk është e lehtë sepse të ardhurat ashtu si i merr dhe i jep pasi i duhen veshje, ‘makeup-e’, videoklipe, këngë etj.
Përveç kësaj Pasha rrëfeu edhe për këngën e dashurisë që ka lidhur artisten me partnerin e saj. Ajo shtoi se ai e kishte dëgjuar duke performuar këngën ‘Because You Loved Me’ dhe ishte dashuruar me të.Kujtojmë se Juliana ka qëndruar gjithmonë pranë publikut, duke sjellë për të projekte të ndryshme muzikore me plot ritëm dhe adrenalinë.