Historia e dashurisë së Fatma Haxhialiut; propozimi i të shoqit për martesë përmes Living

Showbiz

ioijojoijoj

Të dal dikush e të thotë që e ka pasur njësoj me personazhin e njohur të ekranit, Fatma Haxhialiu, propozimin për martesë?! Nuk besojmë që ka të tjerë sepse Përparimi, kur vendosi t’i kërkoj të dashurës së tij të bëhet gruaja e jetës, e bëri përmes revistës Living. Edhe pse kanë kaluar ca kohë, historia ngelet frymëzuese, sidomos përpara Shën Valentinit!

Nga Gentian Minga, Fotografia Armand Habazaj

“Zgjodha që Fatmës t’ia bëj propozimin në revistë, duke qenë se është diçka e veçantë, jo nga ato që e bëjnë të gjithë. Në fakt, kisha menduar t’ia kërkoja këtë kur ishim në Barcelonë, por duke njohur natyrën e saj, që s’i pëlqejnë gjërat që bëjnë të gjithë, hoqa dorë. Tani mendoj se ky është momenti i duhur dhe besoj se ajo do ta presë shumë mirë, do të emocionohet. Nuk e fsheh gjithsesi se kam pak frikë mos nuk pranon (qesh). Kemi 9 vite bashkë. Gjatë kësaj kohe kemi menduar të martohemi, më shumë për dokumente, që unë të merrja pasaportën. Jam nga Kosova dhe në Tiranë kam jetuar për shkak të studimeve.
Por na ka ecur kaq bukur lidhja, saqë nuk kemi pasur nevojë të bëjmë diçka formale, ndaj e kemi lënë pas dore. Ishte janar kur u njohëm, kohë provimesh. Në mëngjes shkoja për të pirë kafe në një lokal te Fakulteti Ekonomik dhe aty u pamë për herë të parë. Shkëmbyem shikime me njëri-tjetrin, por nuk patëm guxim të flasim. Unë ika për në Qytetin Studenti dhe Fatma, për ta ditur ku rri me shtëpi, më kishte ndjekur nga pas. Këtë do të ma thoshte më vonë. Pas dy ditësh kisha dhe provimin e fundit, pas të cilit, do të largohesha përfundimisht për në Kosovë. Shkova prapë tek i njëjti lokal, shpresoja shumë që ta takoja sërish.

 AHP3574

E bukuroshja ime ishte vërtet aty… U ula në një tavolinë pranë saj. Pas pak minutash, Fatma shkëmben vendin me shoqen e saj dhe u ul përballë meje. Kuptova se i interesoja, ndaj pa hezituar i kërkova nëse mund të ulesha në tavolinën e tyre. E kështu, në datën 02.02.2006 filloi historia jonë e bukur e dashurisë, që dalëngadalë po arrin një dekadë. Fatma bën më shumë surpriza. Edhe unë përpiqem t’ia kthej. Për shembull, çdo datë 2, të çdo muaji, i dhuroj trëndafila blu ose luledielli. Në lidhjen tonë ka pasur plot surpriza, por do veçoja atë për 30 vjetorin tim. Fatma organizoi një festë surprizë me shoqërinë. Atë ditë po ktheheshim nga Kosova, kur gjoja ndaluam në një lokal për kafe dhe atje më prisnin rreth 70 njerëz. Nuk u besoja dot syve! Por surpriza më e bukur që Fatma më ka bërë është pa dyshim djali ynë, Kian. Qëkurse ai erdhi në jetë, nuk reshtim së pari njëri-tjetrin në sy e themi me zë të lartë: “Tani kemi një engjëll, një dashuri të vogël, që na shton jetën”.