Hilary Duff bëhet nënë për herë të katërt

Showbiz

Aktorja dhe këngëtarja amerikane është bërë nënë për herë të katërt. 36-vjeçarja e ka ndarë lajmin e gëzuar në rrjetet sociale. Krahas disa fotove nga prapaskenat gjatë procesit të lindjes në ujë në kushte shtëpie, Hilary i shoqëroi fotografitë e postuara në Instagram me nënshkrimin: “Townes Meadow Bair, tani e dimë përse na bëri të prisnim kaq gjatë…

Artistja ka sjellë në jetë katër fëmijë. Lukën 11 vjeç vjen nga martesa me ish-bashkëshortin Mike Comrie dhe tre fëmijët e tjerë, nga martesa e saj me vokalistin dhe kantautorin Matthew Koma.