Heq dorë nga seriali kur zbulon shtatzëninë, aktorët e njohur prindër për herë të tretë!

Showbiz

Çifti i famshëm i aktorëve Bergüzar Korel dhe Halit Ergenç të cilët tashmë i njohim nga seriali “Dashuri e plagosur” në Kanal D,  ka ndarë me të gjithë fansat lajmin se do të bëhen prindër për herë të tretë. Lajmi ka qenë një surprizë e bukur edhe për ata vetë, vetëm një vit pasi janë bërë prindër për herë të dytë.

Çifti rrëfeu për fansat se Korel ishte bërë gati për të nisur xhirimet për një serial të ri, por sapo mësoi se ishte në pritje të ëmbël, u tërhoq nga projekti.

Korel tha se gjithmonë ka ëndërruar një shtëpi të madhe me shumë fëmijë, kështu që edhe këtë pritje të ëmbël do ta shijojë se bashku me dy djemtë e saj, Ali (11 vjeç) dhe Han (1 vjeç).
Bergüzar Korel dhe Halit Ergenç celebruan në martesë dashurinë e tyre në vitin 2009 dhe fëmija i parë lindi një vit më vonë, 2010. Ndërsa djali i dytë, Han, erdhi në jetë Marsin e vitit të kaluar.

“Ndërsa isha duke u bërë gati për të nisur xhirimet për një serial të ri, zbulova se jam shtatzënë. Ishte një surprizë shumë e bukur për mua dhe familjen.

Të qenit shtatzënë, në fakt, nuk më pengonte të vazhdoja me projektin, por u detyruam ta shtyjmë punën, për të cilën kemi punuar me muaj, edhe për shkak të situatës dhe rasteve të shtuara me koronavirus. Mundësitë për të ruajtur distancën, në punën tonë, janë të vështira, kështu që jemi të detyruar t’i shtyjmë xhirimet për një fazë të mëvonshme”, – shkruan aktorja në profilin e saj duke shtuar se gjatë këtyre muajve ajo do të shijojë pritjen e ëmbël së bashku me dy djemtë dhe bashkëshortin e saj.