Nëpërmjet një postimi të bërë në llogarinë e tij në Instagram, ai sqaron edhe arsyet që e shtyn atë drejt këtij vendimi, që padyshim ka qenë i vështirë.
Në një foto me mbishkrimin “Faleminderit që kërcyem bashkë”, Vicky tregon ndër të tjera se ndihet i lodhur shpirtërisht.
“Pas gjithë këtyre viteve të bukura në një industri që shëmtohet çdo ditë e më shumë ndihem shumë i lodhur shpirtërisht. Lodhur nga njerëz të paaftë që marrin përsipër gjithçka dhe s’bëjnë asgjë. Klube qe bëjnë pazare tregu çam ose medreseje. Artistë me ego të madhe dhe zotësi të vogël. Dj me ëndrra të mëdha sa një gram. Jam i lodhur me këtë gjë që po ma shpif arsyen pse desha te bëhesha Dj. Po e mbyll kapakun e tenxheres dhe do e hap kur të jetë djegur gjella një herë e përgjithmonë. Deri atëherë kismet shihemi”, ka shkruar ai.