Hazar Ergüçlü, vendos të ndryshojë pamjen e saj. Ja si duket aktorja…

Showbiz

Hazar Ergüçlü, aktorja e njohur e ekraneve turke, e njohur për rolin e saj në serialin “Kuzeji dhe Gyneji” të cilin e ndiqni nga e hëna në të premte ora 16:10 në Kanal D Drama, ka vendosur të ndryshojë look. Modeli i ri i flokëve që ka zgjedhur aktroja, e cila kohët e fundit ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave turke për lidhjen e saj romantike me regjisorin Onur Ünlü, duket se u pëlqye shumë nga fansat e saj në rrjetet sociale.

Aktorja bukuroshe ka zgjedhur të mos e ndryshojë ngjyrën, por vetëm modelin duke zgjedhur një prerje të veçantë flokësh, më të gjata në pjesën e përparmë dhe të shkurtra mbrapa. Ajo vendosi ta ndante ndryshimin e saj menjëherë me ndjekësit, nëpërmjet një story në llogarinë e saj në Instagram.