Hazar Ergüçlü magjeps me stilin dhe bukurinë e saj natyrale

Showbiz

Zeshkanja bukuroshe e filmave dhe serialeve të suksesshme turke, e cila së fundmi sjell ndërmend për shikueset e Tring personazhin e ‘Seherit’ vlerësohet vazhdimisht për freskinë dhe bukurinë  e saj e cila i ka rezistuar trendit të ndërhyrjeve estetike sidomos në botën e artistëve. Së fundmi Ergüçlü ka rrëmbyer sërish vëmendje përmes fotografive të ndara me ndjekësit në rrjetet sociale ku me thjeshtësinë e saj ka përcjellë ndjesinë e relaksit që i ka falur fundjava.

Natyraliteti dhe thjeshtësia e saj ka bërë që aktorja të mbulohet nga komplimentet. Nëse do të hidhni një sy në llogarinë e saj në Instagram, do të vini re se ajo shpesh ndan me ndjekësit fotografi në të cilat shfaqet e pagrimuar, të tjera në të cilat nuk e fsheh rutinën e përditshmërisë nga takimet me familjarët deri tek orët e punës me kolegët në sheshxhirim dhe ajo që bie menjëherë në sy është fakti se nuk fshihet pas jetës plot glamour të skenave dhe sheshxhirimeve.