Së fundmi aktorja e njohur është vlerësuar me çmimin “Aktorja më e mirë” nga Universiteti Aydin në Stamboll. Gjatë mbrëmjes së organizuar nga “Istanbul Aydin Communication”, Hazal ka mbajtur edhe një fjalim falenderues. Ndër të tjera, Hazal ka shprehur edhe shqetsimin e saj më të madh, i cili në fakt prek çdo aktor. Ajo u është drejtuar gazetarëve të shumtë që ishin të pranishëm, duke u thënë sesa negativisht kanë ndikuar në jetën e saj personale dhe profesionale.
“Shpesh herë jam ofenduar prej jush. Më janë hapur probleme dhe janë krijuar situata të pakëndshme. E gjitha kjo, prej lajmeve të rreme.Mjafton një fjalë e gabuar e një personi publik dhe menjëherë interpretohet si një tragjedi nga gazetarët. Kam qenë shpesh nën tension, e shqetësuar dhe e mërzitur prej jush. Tashmë e keni bërë traditë që të gjitha aktoret e suksesshme, për vetë faktin që janë femra, i përbaltni me titujt tuaj. Megjithatë, më keni mësuar të jem më e kujdesshme dhe të bëj të mundur që mos t’iu jap ‘material’ për ta përfolur,” ka thënë aktorja.