Pas një marrëdhënieje 5-vjeçare me producentin e njohur Ali Atay, Hazal Kaya i ka dhënë fund beqarisë në një dasmë përrallore më 6 shkurt. Të ftuar ne ceremoni ishin mjaft personazhe të njohur, por jo më pak edhe personazhet që munguan. Mungesa e aktores së njohur Beren Saat ishte ajo që ra më shumë në sy në dasmën e Hazal.
Por çfarë tha vetë aktorja pas aludimeve se një “konflikt” i vjetër e ka lënë Beren jashtë listës së të ftuarëve, ndërkohë që shumë aktorë të tjerë ishin të ftuar: “Ishte një event në të cilin mungonin shumë njerëz me të cilët kam bashkëpunuar. Beren Saat nuk ishte e vetmja.”Megjithatë, pyetjes së gazetarëve nëse Beren Saat ishte e ftuar, Hazal iu përgjigj me: “Jeta e vërtetë është ndryshe nga ajo e filmave, kështu që unë mendoj se duhet të duam jetën e vërtetë. Nuk ka asnjë intrigë mes nesh”, – tha aktorja duke dashur ta mbyllë këtë diskutim që zien në media prej disa ditësh.