Hazal Kaya së shpejti nënë për herë të parë?

Showbiz

hazal dasmaa
Dy aktorët e njohur Hazal Kaya dhe Ali Atay, kurorëzuan dashurinë e tyre pak kohë më parë. Çifti kanë plot 5 vite që janë bashkë, e tashmë që janë zyrtarisht burrë e grua, natyrshëm fansave iu lind pyetja tipike: “Kur do bëheni prindër?” Pak ditë më parë, u përfol në media se Hazal është shtatzanë dhe çifti e kanë ndarë lajmin e bukur vetëm me familjarët e tyre. Mirëpo, në daljen e saj të fundit publike, Hazal ka mohuar gjithçka. “Nuk është aspak e vërtetë, nuk e di nga doli ky lajm. Sigurisht që dua të kem fëmijë dhe kemi dëshirë të krijojmë një familje të madhe, por këto aludime nuk janë të vërteta.”

hazal kaya a 093551AL