Hazal Kaya: Pse ka mbetur vetëm gjithë ky shtet?

Showbiz

Gjatë kohës kur ne Marmaris dhe Bodrum zjarret vazhdojnë, aktorja e mirënjohur Hazal Kaya është rebeluar në rrjetet sociale.

Ditet e fundit Turqia po përballet me një situatë shumë të vështirë. Popullsia në disa qytete është mobilizuar nga zjarri që ka shpërthyer disa ditë më parë. Por pavarësisht të gjitha përpjekjeve, situata vazhdon të jetë e rënduar. Fotot e shpërndara në rrjetet sociale vazhdojnë të jenë tepër të dhimbshme për të gjithë audiencen në mbarë botën.

Aktorja e mirënjohur Hazal Kaya nuk e ka kaluar këtë situatë pa reaguar dhe është rebeluar në një postim në Twitter duke shprehur:

“Parajsa jonë po na digjet para syve. Populli jonë po mundohet të shuajë flakët. Zona të ndryshme vazhdojnë të digjen si pasojë e mungeses të kushteve. Ku jeni? Pse nuk po ndihmoni? Pse ka ngelur vetëm gjithë ky shtet?