Së fundmi, Hazal Kaya, të cilën e ndjekim si Filiz në serialin “Historia jonë”, transmetuar nga Vizion Plus, pati një bisedë pa doreza me gazetarët, teksa ka folur për raportin e saj me ushqimin. Ajo u pyet për sekretin e pamjes së saj të pandryshuar ndërsa vitet kalojnë. Aktorja 31-vjeçare, e cila është gjithashtu një nënë e re tregoi se ajo nuk ka asnjë recetë apo sekrete për këtë, sepse ajo nuk mundet ta respektojë një të tillë. Kaya tregoi se origjina e saj nga Antepi, një prej vendeve më të njoura për ushqimin e shijshëm tradicional turk, nuk ia lejon këtë. Ajo u shpreh se nuk mund të jetë një vajzë dietash! “Unë e dashuroj dhe shijoj shumë ushqimin, nuk mundem të mbaj dietë, ha ushqim me vaj dhe brumë. Bëj ‘vetëvrasje’ me kalori dhe sheqerna të tepërta herë pas here”- ishin fjalët e saj. Tek e fundit dashuria për ushqimin, është një dashuri universale e pakrahasueshme, nga më të ëmblat, pikantet, një kombinim shijesh të shumllojshme, të cilën asgjë dhe askush nuk mund ta zëvendësojë!