Hazal Kaya në ditët e fundit të “pritjes së ëmbël” bën blerjet e para për beben e saj…

Showbiz

Hazal Kaya është një nga aktoret më të preferuara në Turqi, por edhe për publikun shqiptar. Ajo është shtatëzanë, dhe kësaj pritjeje të ëmbël po vjen fundi. Shumë shpejt ajo do të bëhët nënë dhe si çdo prind i ri është tepër e entuziasmuar.
Përgatitjet për beben që do vijë së shpejti në jetë, Hazal i ka filluar që në momentin që mori vesh se do të bëhej nënë.
Dje, është parë për rreth 6 orë brenda një qendre tregtare duke blerë çdo gjë të mundshme për fëmijën e saj.


Hazal ka pranuar çdo person që i ka kërkuar fotografi dhe është treguar tepër e sjellshme dhe e duruar me fansat në qendrën tregtare. Kujtojmë se pas “vërejtjeve” që mori Fahriye Evcen për peshën pas lindjes, Kaya ishte ndër të para që i doli publikisht në mbrojtje!