Hazal Kaya feston arritjet e bashkëshortit, fansat i kundërvihen!

Showbiz

Hazal Kaya ka shpërndarë së fundmi me krenari një nga arritjet e radhës të bashkëshortit të saj, Ali Atay. Mesa duket, Ali ka marrë çmimin si aktori më i mirë në “Tribeca Film Festival” dhe kjo gjë sigurisht që do e lumturonte partneren e tij. Mirëpo, teksa Hazal i gëzohej suksesit të bashkëshortit, fansat i kanë kujtuar aktores se duhet të kujdeset edhe për karrierën e saj.

“Duhet të tregosh pak më tepër interes për karrierën tënde, në vend që të fokusohesh tek ajo e bashkëshortit. Nuk të duket se po të ikën çdo gjë nga duart?” i kanë komentuar disa fansa Hazal. Ndërkohë, aktorja nuk ka ngurruar t’ua kthejë përgjigjen të gjithëve, duke thënë: “Çmimi që Ali mori, është mjaft i rëndësishëm. Duhet t’i përkrahim njerëzit tanë të dashur dhe duke u treguar pozitiv për suksesin e tyre, nuk humbisni asgjë…përkundrazi. Nëse mendoni se do jeni më të suksesshëm, duke ulur vlerat e dikujt tjetër, më vjen keq për ju.”