Hazal Kaya e ka bërë një zgjedhje/ Si do të quhet vajza e aktores?

Showbiz

Hazall Kaja ka zbuluar se tashmë ka bërë zgjedhjen e saj për emrin e vajzës që do të sjell në jetë! Protagonistja e serialit “Historia jonë”, e cila po përgatitet të bëhet nënë për herë të dytë ka folur për pritjen e ëmbël në të cilën ndodhet. Ajo zbuloi se foshnja do të lind në Turqi, dhe “emri i saj do të jetë ‘Sureja’.

Kaya e cila ndodhet në muajin e pestë të shtatzënë, ka pozuar para kamerave me veshjen elegante të kompanisë e cila e ka zgjedhur atë si imazhin përfaqësues të saj për prezantimin e koleksionit të veshjeve të sezonit të ri. Aktorja 32-vjeçare,  zbuloi se  ‘Sureja’ ishte emri i cili kryesonte listën e emrave të zgjedhur për   vajzën e saj që pritet të vij në jetë.

Edhe familjarët tanë e sollën këtë emër në sugjerimet tona, por ne në fakt edhe ne si prindër na pëlqejnë emrat e vjetër“, rrëfeu emri i njohur i serialeve, e cila duke zbuluar edhe disa plane lidhur me ardhjen në jetë të foshnjes tregoi se ajo dhe bashkëshorti i saj, aktori Ali Ataj, nuk do të bëjnë babyshowers. Ajo nuk u e fshihu faktin se kohët e fundit nuk i pëlqenin festimet dhe organizimet me shumë të ftuar.