Hazal Kaya bëhet nënë për herë të dytë

Showbiz

Hazal Kaya, para pak ditësh u bë nënë për herë të dytë! Ylli i famshëm i serialeve mori në krahë vajzën e saj, të cilën më parë kishte njoftuar se do ta quante Syreja Leyla, një kombinim ky i emrave të vjetër dhe atyre të rinj. Kaya, të cilën aktualisht e takojmë në Kanal D Drama, si personazhi i Nihalit në serialin “Dashuri e Ndaluar” dhe bashkëshorti i saj Ali Atay, janë vlerësuar si një nga çiftet shembullore në radhët e aktorëve turq, deri më sot.

Të martuar prej vitit 2019, ata janë gjithashtu prindër të një djali 4 vjeçar, të quajtur Fikret Ali. Lajmi që ka lumturuar çiftin u dha nga vetë aktorja përmes një fotografie të publikuar në Instagram, pak çaste pas ardhjes në jetë të foshnjes.

Kaja ka kujtuar me nostalgji fëmijërinë e saj dhe me fjalë emocionuese, e ka shoqëruar postimin me fjalët: “Kur isha e vogël, nëna ime bënte karfica xhakete me fjongo të purpurt, ndërsa unë e ndihmoja. Unë u rrita me këtë imazh në kujtimet e mia! Tani unë mund të veproj njësoj si ajo, për vajzën time! Zemra, mendja dhe shpresa janë me ty Syreja ime“! Ky lajm, ka gëzuar fansat e aktores të cilët në pak minuta pasuan postimin e saj me urime të përzemërta.