Aktorja e njohur turke, Hazal Kaya paska qenë shumë e zonja, që edhe në një vend me paparacë tejet aktive si Turqia, të arrinte të mbante të fshehte lidhjen e saj me aktorin Ali Atay. Ata kanë jo pak, por plot 5 vjet së bashku.
Gjatë tërë kësaj kohe nuk kanë dhënë asnjëherë ndonjë sinjal ku të kuptonim se mund të kishte diçka mes tyre. Krejt papritur, këtë javë jo vetëm zbuluan historinë e tyre të dashurisë, por edhe se kanë ndërmend të martohen së shpejti. Aktorja Hazal Kaya dhe Atay janë duke u marrë me planikifimin e dasmës së tyre.