Hazal Filiz Küçükköse është parë në një qëndër tregëtare në Kuruçeşme ditën e djeshme me shoqen e saj. “Jam edhe aktore edhe stiliste” ka thënë ajo.
Hazal Filiz Küçükköse, aktorja e njohur për rolin protagonist në serialin “Endërr” dhe atë në “Dashuri e pafund” të transmetuar nga Tring, është fotografuar në një qendër tregtare ditën e djeshme. Pas shopping të dyja kanë ndaluar në një restorant të mirë për drekë.
Hazal Filiz Küçükköse, ka thënë se ka dëshirë të kthehet së shpejti në ekran me një rol të ri. Për këtë ka filluar negociatat dhe nëse marrëveshja do të arrihet, do e shohim sërish në ekran.
Veshjet e aktores bukuroshe asnjëherë nuk i kanë shpëtuar vëmendjes të kamerave dhe publikut. E pyetur se kush e këshillon për stilin e saj, aktorja është shprehur:
“Më pëlqen shumë moda. Nuk këshillohem me ndonjë stiliste, gjithmonë kombinohem vetë”.