Hazal Filiz Kuçukkose flet hapur për operacionet plastike!

Showbiz

hazallll
Aktorja bukuroshe ka dhënë së fundmi një intervistë ku është treguar mjaft e sinqertë, të paktën përsa i përket “planeve” të saj. Një nga gjërat që asnjë vajzë nuk shpëton dot pa u pyetur, është pikërisht çështja e operacioneve plastike. Edhe Hazal është në listën e personazheve të njohur që diskutohen herë pas here për ndërhyrje estetike, edhe pse mund të mos jetë fare e vërtetë. Këtë gjë, na e ka sqaruar vetë aktorja.

resim 113507LW

“Për momentin nuk kam kryer asnjë ndërhyrje. Them për momentin, pasi në të ardhmen nëse do dëshiroj të ndryshoj diçka, do e bëj. Megjithatë, tani ndihem mirë me veten.Nëse dikujt nuk i pëlqen pamja ime, më vjen keq por nuk kam çfarë t’i bëj. Gjithsesi, edhe nëse vendos të ndryshoj diçka do tregohem mjaft e hapur me ndjekësit dhe nuk do mundohem ta fsheh,” ka thënë aktorja.