Protagonistja e serialit “Dila” transmetuar para pak kohësh në Turkish Story, zgjodhi një resort për pushimet e saj gjatë këtyre ditëve të nxehta. Şendil ka pozuar para aparatit fotografik dhe përmes fotografive ku ajo dukej tepër elegante veshur në të bardha dhe e relaksuar larg rutinës.
Ajo ka përcjell te ndjekësit e saj në rrjetet sociale disa nga momentet e kaluar pranë bregdetit duke shijuar bukuritë e natyrës.
Duhet thënë se stili elegant i aktores u vlerësua shumë edhe nga admirueset e saj. Po ashtu, mes komentuesve të panumërt vihej re se nuk mungonte komenti i bashkëshortit të saj Burak Sağyaşa i cili e emërtonte atë: “Dashuria ime”.