Harry dhe Meghan po distancohen akoma e më tepër nga Kate dhe William! Cila është asyeja?

Showbiz

Prej shumë kohësh dy çiftet mbretërore ndanin së bashku fondacionin bamirës, emri i të cilit ishte “Fondacioni mbretëror i Dukës e Dukeshës së Kembrixhit dhe Dukës e Dukeshës së Sussex-it”. Tanimë Harry dhe Meghan nuk janë më pjesë e fondacionit dhe emri i tij ka ndryshuar. Fondacioni tani quhet “Fondacioni mbretëror i Dukës e Dukeshës së Kembrixhit”.


Pallati mbretëror ka konfirmuar largimin e Harry-t dhe Meghan-it duke bërë me dije se ata do të krijojnë një tjetër fondacion. Fondacioni i çiftit të Sussex-it do të quhet “Sussex Royal The Foundation of the Duke and Duchess of Sussex” ose shkurt “Sussex Royal”.
Duke qenë se prej kohësh po flitet për një krisje në marrëdhënien mes dy çifteve mbretërore, njerëzit mendojnë se këto janë shenja se diçka nuk shkon mes tyre…