Harrojeni Versace-n, kompania shitet tek konkurrentët…

Showbiz

versace
Besoj se të gjithë jeni në dijeni të faktit që Michael Kors bleu për 2.1 miliardë, një prej markave më të njohura italiane,Versace-n. Pasi u konfirmua kjo gjë, u bë e ditur se Michael Kors, së bashku me brandet që zotëron, Versace-n dhe Jimmy Choo-n, do të quhet Capri Holdings. Për të gjithë ata që po pyesin se çfarë do të ndodhë tani me Versace-n, mund të qetësoheni pasi edhe për të do të veprohet njësoj si me Jimmy Choo-n, as emri dhe asgjë nuk do të ndryshojë dhe Donatella do të ketë të njëjtin rol duke vazhduar të qëndrojë në krye të brandit italian.

 640 0 5baba5548dc8c

“Ky është një moment i rëndësishëm për Versace-n. Qëndroj në krye të kompanisë për më shumë se 20 vite, së bashku me vëllain tim Santo dhe mbesën Allegra. Ne besojmë që të qenit pjesë e këtoj grupi është thelbësore për suksesin afatgjatë të Versace-s. Pasioni im nuk ka qenë kurrë më i fortë dhe është koha perfekte për kompaninë tonë që të rritet”, -është shprehur Donatella.Versace do të vazhdojë të jetë Versace me Donatella-n në krye, megjithatë njerëzit mendojnë se pas 40 vitesh të suksesshme, Versace po shkatërrohet nga Michael Kors.