Harrojeni ta shihni për ca kohë në telenovela e seriale, Fahriye Evcen tashmë ka një pasion të ri

Showbiz

Burak Özçivit dhe Fahriye Evcen janë një ndër çiftet më të komentuar turk dhe po ashtu shumë të dashur për publikun shqiptar.

Teksa të gjithë fansat po presin me padurim që aktorja të rikthehet në ekran me ndonjë rol të ri, ajo ka vendosur që t’i përkushtohet një fushe krejtësisht tjetër.

Bukuroshja ka linjën e saj të veshjeve dhe bashkëshorti, Burak Ozçivit e ka mbështetur duke publikuar biznesit të saj më të ri. Madje ai ka bërë publikisht edhe një kërkesë.

“A keni edhe për meshkuj zonja Fahriye?  Duken shumë me stil. Urime”-shkruan Burak.

“Për momentin po merremi me departamentin e grave zoti Burak. Faleminderit për interesimin tuaj”- i përgjigjet aktorja me humor.